Komuna e Drenasit e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci ndër më transparentet në nivel vendi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku ka pasqyruar të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2022.
Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, komuna e Drenasit ka marrë 76 pikë apo 86.36%
Rritja e transparencës komunale është bërë me mbështetje të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci.
Komuna e Drenasit për të njëjtën periudhë Janar-Qershor të vitit 2021 është vlerësuar me 78 pikë apo 88.64%, ndërsa për periudhën Janar-Qershor të vitit 2022 me 76 pikë apo 86.36%.
