08:57 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Komuna e Drenasit fiton Grantin e Performancës me vlerë mbi 180 mijë euro

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS ka përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës për vitin 2019, prandaj komuna e Drenasit është kualifikuar për grant dhe ka fituar shumën prej 149,846 euro. 

Ndërsa Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA bashkëfinancon Grantin e Performancës për vitin 2019 për Komunën e Drenasit në vlerë prej 33.593 euro.

Shuma e fituar e Komunës së Drenasit për Grantin e Performancës të vitit 2019 është në vlerë prej 183,439 euro.

Këto mjete, do të përdoren për projekte kapitale sipas prioriteteve të përcaktuara dhe nevojave emergjente të komunës së Drenasit.

Komuna e Drenasit shpreh falenderime ndaj MAPL, SDC/DEMOS dhe SIDA për vlerësimin gjatë procesit për Grantin e Performancës, duke u zotuar për përzgjedhjen e projekteve të qëlluara dhe të nevojshme për komunën e Drenasit.