Komuna e Drenasit fiton projekt të rëndësishëm nga MZhR-ja

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Fikrim Damka, sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Drenasit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët: Riparimi dhe Zgjerimi i vend ndaljeve për autobusëve dhe mbulimi i tyre.
Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.