75 Mall Live Search
13:19 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komuna e Drenasit kërkon lirimin e pronave të uzurpuara, njësia e krimeve ekonomike po vazhdon hetimet

Komuna e Drenasit ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht. 

Këto vendime të Komunës së Drenasit për lirimin e pronave të uzurpuara, janë marr mbi bazën e një Komisioni Profesional i cili ka verifikuar këto prona të cilat janë të uzurpuara prej shumë vitesh dhe ka rekomanduar që të merren masat konfrorm ligjeslacionit në fuqi për lirimin e tyre.

Ndërsa pronat/banesat që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit. Arsyeja e hetimit qëndron se ato vendime që janë marr nga Kuvendi i Komunës nuk i janë nënshtruar procedurës së ligjshmërisë nga ana e MAPL, ashtu siç e parasheh Ligji.

“Ju njoftojmë se edhe ndaj pronave të uzurpuara dhe pronave tjera publike të Komunës së Drenasit janë duke u ndjekur procedurat hetimore nga ana e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokurorisë së Shtetit.

Vendimet e Komunës së Drenasit për lirimin e pronës publike komunale, janë të pakthyeshme dhe do të zbatohen në përpikëri sipas Ligjit.

Po ashtu i garantojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se asnjë veprim i Komunës nuk është marr dhe nuk do të merret në kundërshtim me Ligjin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit./Indeksonline/