Komuna e Drenasit, nesër pa ujë të pijshëm
Konsumatorët e komunës së Drenasit nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm, ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi në Facebook.
Ky është njoftimi:
Gjatë ditës së nesërme 2 dhjetor, e hënë duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30 ( gjithsej 11 orë) , konsumatorët e komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë nga KRU ”
Prishtina ” sh.a. është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në
stacionin e pompave në Bivolak.
Ekipet teknike të
Ndërmarrjes ” Ibër Lepenc” do të merren me rastin më fjalë dhe sipas
tyre, ata do të bëjnë çmos që punimet të kryhen në afat sa më të shpejtë edhe
pse, pozicioni i punës është i vështirë.