20:52 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Komuna e Ferizajt: Kanë mbetur edhe pak ditë, qëndroni në shtëpi!

Komuna e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që edhe këto ditë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin rrugëve të qytetit, shkruan IndeksOnline.

Në një njoftim, nga Komuna e erizajt kanë apeluar që qytëtarët të mos bëhen shkak i shpërthimit epidemik.

Njoftimi:

Bashkëqytetarë!

 Ditëve të fundit keni shtuar daljet e lëvizjet në sheshe e rrugë të qytetit! Kjo është e gabueshme

Virusi COVID-19 këtë muaj ka ditët vendimtare për tu shfaqur apo për tu zhdukur nga ne!

Ju lutemi ??qëndroni në shtëpi! Ju nuk duhet të bëheni shkaku i shpërthimit epidemik. Deri më tani kemi dhënë shembull sesi dëgjohen e respektohen këshillat e masat e profesionistëve.

Një pyetje që me patjetër buron në këtë situatë: Cila është përgjegjësia dhe si do të ndiheshit po të infektonit familjen, shoqërinë e rrethin me virusin që kudo në botë po shënon mijëra vdekje?!?

Ju lutemi, është koha e fundit për të kapërcyer rrezikun, duke mbrojtur veten e kufizuar vetëm për nevoja të domosdoshme daljet e qarkullimin?.

Ne besojmë në JU, ju ditët të tregoni pjekuri e vetëdije të lartë qytetarë përgjatë gjithë këtyre ditëve ?kanë mbetur edhe ca ditë, mos ta rrezikojmë askend