75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Komuna e Fushë Kosovës ndan 50 mijë euro për blerjen e katër veturave për zyrtarët e saj

Komuna e  Fushë Kosovës ka paraqitur nevojën për blerjen e katër veturave zyrtare.

Në një njoftim për kontrate, thuhet se këto vetura zyrtare do të plotësojnë nevojat  e Drejtorive të Komunës së Fushë Kosovës.

Mirëpo, blerja e këtyre veturave do të ketë kosto të lartë.

Sipas njoftimi, vlera e parashikuar e kontratës është 50 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Lloji i veturave që do të blihen është ‘Golf 6’./Indeksonline/