75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / mp

Komuna e Fushë Kosovës pagoi afro 15 mijë euro për festat e nëntorit, por pushimet i bëri në tetor!

Komuna e Fushë Kosovës kishte pranuar ftesë nga Bashkia e Durrësit për 116 zyrtarë komunal për festat e nëntorit . Mirëpo zyrtarët komunal vizitën e kishin realizuar një muaj më herët në muajin tetor.

Për këto vizita komuna i kishte paguar 14 mijë e 500 euro.

Kjo është një nga shumë gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) në raportin financiar për vitin 2023.

“Sipas ftesës pr bashkëpunim te datës 16.10.2023 nga Bashkia e Durrësit, perkatesisht Drejtoria e Turizmit, ishte ftuar administrata komunale e komunes se Fushë Kosovës t’ju bashkëngjiten festimeve ne kuader të festes së Pavaresisë dhe Çlirimit te vendit në muajin Nëntor të vitit 2023.

Perkundër që ftesa ishte bërë me qëllim të realizimit të vizitës kushtuar aktiviteteve për shënimin e festave teëPavarësisë dhe Çlirimit në Republikën e Shapërisë dhe atë në muajin Nëntor, vizitën e njëjtë, komuna e kishte realizuar ne datat 20.10.2023 deri 22.10.2023.

“Ne nuk kemi pranuar dëshmi se ditët e qëndrimit në Durrës korrespondone me qëllimin për të cilin ishin ftuar stafi i administrates komunale.

Realizimi i vizitës jo në konsistencë me ftesën ishte si pasojë e funksionimit jo efektive të kontrolleve”, thuhet në raport.

Sipas ZAK-së shpenzimi i parasë publike jo në konsistencë me procedurat, rritë rrezikun që mjetet e shpenzuara të mos shërbejnë për qëllime të miratuara publike./Indeksonline/