Komuna e Gjakovës e mbështet financiarisht klubin e Vëllaznimit

Klubi i Vëllaznimit pas një krize të gjatë financiare, tashmë ka gjetur pak mbështetje te Komuna e Gjakovës.
Sot në Kuvendin Komunal të Gjakovës u propozua dhe u votua propozim vendimi i kryetarit të komunës, Ardian Gjini për mbështetje financiare të KF Vëllaznimit, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi gjakovar përmes një postimi zyrtar në profilin e tyre në ‘Facebook’.
“Kuvendi Komunal i Gjakovës e ka mbajtur sot mbledhjen e 10-të të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë shtuar një sërë pikash të rendit të ditës.
Ndër pikat kryesore që janë shqyrtuar dhe votuar në këtë takim ka qenë edhe propozim vendimi i kryetarit të komunës Ardian Gjini për mbështetje financiare të KF “Vëllaznimit”.
KF Vëllaznimi falemderon Kryetarin z.Ardian Gjinin dhe asamblenë që e kanë mbështetur iniciativën e kryetarit.
Me respekt
KF Vëllaznimi”.