Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim nga dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 23 janari.
“Ftohen të gjithë qytetarët e prekur që të dorëzojnë në arkivin e komunës dokumentet: Kërkesën me shkrim, ku specifikohet lloji i dëmit, – kopjen e letërnjoftimit, foto dëshmi të dëmeve të shkaktuara, numrin e telefonit kontaktues. Afati i fundit për dorëzim: Kërkesat duhet të dorëzohen më së largu deri me datën 23 janar 2026”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

