22:36 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komuna e Gjilanit me dy projekte kapitale për sportin gjilanas

Ministria e Kulturës i ka dhuruar Komunës së Gjilanit 2.6 milionë euro për rindërtimin e Stadumit të Qytetit dhe Palestrës së sporteve në Zhegër.

Haziri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Stadiumi i parë, sipas Hazirit, pritet të përfundojë në vitin 2021, ndërsa ky i dyti në vitin e ardhshëm.

Ja postimi i plotë i tij:

“2.6 milionë euro për rindërtimin e Stadumit të Qytetit dhe Palestrës së sporteve në Zhegër. I pari përfundon në vitin 2021, ndërkaq ky i dyti në vitin e ardhshëm. Falëmnderit ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për mbështetjen e madhe për këto dy projekte kapitale për sportin gjilanas. Urime! /Indeksonline/