Komuna e Gjilanit, shtron kubëza betoni mbi asfaltin e vjetër te Tregu i Qytetit, në kundërshtim me kontratën për kryerjen e punimeve !
Skandalet e Komunës së Gjilanit lidhur me projektin për Rindërtimin e Tregut të Qytetit duket se nuk po arrinë të prekin fundin assesi. Tanimë dy muaj pas fillimit të punimeve në treg,kontraktuesi i punimeve, ka filluar ta kubëzoj një pjesë të tregut mbi asfaltin e vjetër, në kundërshtim me obligimet që parashihen me Kontratën e Punës për ndërtimin e tregut me numër identifikues
Më saktësisht në pjesën e kontratës ku specifikohen Paramasat dhe parallogaria për objektin
tregtar Tregu i Gjelbërt në Qytetin e Gjilanit, në dispozitat ku parashihen punët e dheut, janë të paraqitura si punë që duhet kryer, dhe për të cilat kontraktuesi duhet paguar Gërmimi, largimi
dhe me pas ngjeshja e dheut rreth objektit për nivelizimin e tregut Por si duket kontraktuesit nuk po i bëhet vonë për këtë dhe ka filluar të shtroj kubëza mbi asfaltin e vjetër e shumë të dëmtuar të tregut.
Këto punime jocilësore kanë kontribuar në rritjen e dyshimeve në mesin e shumë shitësve për mundësinë e keqpërdorimit dhe kryerjen e punëve në treg.
Gjendja aktuale e tregut përmes fotove:
