19:40 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Graçanicës planifikon mbi 75 mijë euro për sigurimin e veturave

Komuna e Graçanicës që udhëhiqet nga Srdjan Popoviç ka paraparë shumë të majme për ta  bërë sigurimin e veturave për zyrtarët e saj.

Në një njoftim për kontratë, kjo komunë ka paraparë shumën prej 75 mijë e 500 euro, transmeton Indeksonline.

Se sa vetura janë të përfshira në këtë sigurim, nuk është bërë e ditur.

Kjo kontratë do të zgjasë 36 muaj, ndërsa vlera e sigurisë së tenderit është 2,500.00 €.

Për dallim prej tyre, një komunë tjetër që poashtu është me shumicë serbe,  ka paraparë sigurimin e veturave  në vlerë me të ulët.

Bëhet fjalë për Komunën e Shtërpcës që udhëhiqet nga kryetari i komunitetit serb, Bratislav Nikoliq.

Në një njoftim për kontratë të publikuar këto ditë kanë paraqitur nevojën për sigurimin e veturave për zyrtaret e Kuvendit Komunal.

Janë sigurimin e këtyre veturave janë paraparë të përfshihen 20, e të cilat do i kushtojnë afër 5 mijë euro, përkatësisht 4.920,00.

Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj./Indeksonline/