75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Komuna e Hanit të Elezit thirrje: Personat që kanë pasur kontakte me 6 të infektuarit, të vetizolohen 14 ditë

Pas personit të parë të infektuar me COVID-19 në Han të Elezit, në familjen e të infektuar, IKSHP dje mori edhe 8 mostra, nga të cilat 6 dolën pozitiv.

Të gjitha rastet janë raste kontakti për personin e parë të diagnistifikuar , të gjithë janë familjar dhe të afërm të personit të infektuar i cili kishte qenë në kontakt me tani të ndjerin nga Ferizaj, me të cilët kishin punuar bashkërisht në Bondstil.

Ndërsa përmes një njoftimi për media komuna sot ka bërë një kërkesë për qytetarët.

Ata kanë kërkuar që të gjithë qytetarët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar të vetizolohen për 17 ditë.

Ky është njoftimi i komunës së Hanit të Elezit:

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), kërkon bashkëpunim tuaj.

Të gjithë ju qytetarë që në qfardo mënyre keni pasur kontakte me personat tashmë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 duhet patjeter të vetizoloheni për 14 ditë.
Të tregoheni korrekt dhe të sinqert dhe të lajmëroheni në DSHMS dhe QKMF vetëm përmes telefonit në numrat:
044-227-517
044-111-802
045-308-620
Në mënyre që ne të kemi një pasqyre të të gjitha familjeve dhe në vazhdimësi të komunikojmë me ta për gjendjen shëndetësore.
Nuk është trup të jesh me COVID-19 është turp ta fshehësh atë duke rrezikuar pjesën tjetër të popullatës.
Andaj mos e fshehni rrezikun e infeksionit.
Punëtorët shëndetësor po e rrezikojnë veten për të na ndihmuar neve prandaj dhe ne jemi të obliguar të i’u ndihmojë atyre.

Rrespektoni rekomandimet.
Rrini në shpi.