Komuna e Istogut angazhon ekipe për t’iu dalë në ndihmë bjeshkatarëve të bllokuar nga bora

Komuna e Istogut ka angazhuar ekipe emergjente për t’iu dalë në ndihmë bjeshkatarëve dhe fermerëve të cilët tha se janë bllokuar si pasojë e reshjeve të borës.
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati shkroi në Facebook se janë duke u kujdesur që secili bjeshkatar të marrë ndihmën e nevojshme.
“Që në orët e para të mëngjesit kam angazhuar ekipet emergjente për t’u dalë në ndihmë bjeshkatarëve dhe fermerëve tanë që janë bllokuar nga bora në bjeshkët tona. Ekipet tona janë në terren, duke u kujdesur që çdo bjeshkatar të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa ofrojnë mbështetje edhe për bagëtitë e tyre”, shkroi Ferati.
Mbrëmë pati reshje të borës dhe në disa pjesë të vendit vazhduan edhe të premten.