Komuna e Istogut ende nuk e ka vendosur fotografinë e Vjosa Osmanit

Komuna e Istogut, që udhëhiqet nga Haki Rugova, ende nuk e ka vendosur fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani.
Janë bërë gati një muaj kur Vjosa Osmani mori pozitën e presidentes dhe sipas ligjit të gjitha institucionet obligohen ta vendosin fotografinë e saj, transmeton Indeksonline.
Kryetari i LVV-së në Istog, Agron Avdijaj e ka ngritur këtë shqetësim përmes një postimi.
Postimi i Agron Avdijajt:
Në Komunën e Istogut ende nuk është vendosur Fotografia e Presidentes së Republikës së Kosovës edhe pse tani po bëhen gati një muaj që nga zgjedhja e Presidentës znj. Vjosa Osmani.
Sipas Ligjit, të gjitha institucionet Republikës së Kosovës të cilat udhëhiqen nga Udhëheqësit e institucioneve obligohen që në mjediset e tyre ta vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës.
/Indeksonline/
Në Komunën e Istogut ende nuk është vendosur Fotografia e Presidentes së Republikës së Kosovës edhe pse tani po bëhen…
Posted by Agron Avdijaj on Friday, April 30, 2021