08:56 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / AR

Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshje binjakëzim me komunën Nuthe Urstromtal- Gjerman

Komuna e Junikut ka arritur sukses e rradhës në fushën e bashkëpunimit ndërkomunal.

Pas një vizite të suksesshme tre-ditore nga delegacioni gjerman, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe kryetari i Komunës Nuthe Urstromtal, Stefan Scheddin, kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e binjakëzimit mes dy komunave.

Pjesë e kësaj vizite ishin edhe Jovita Galster-Döring, kryetarja e këshillit të komunës, Hartmut Schroder, koordinatorë për zhvillim politik dhe komunal, Sascha Schmidt, Inxhinier për infrastrukturë.

Mustaf Abazi, kryetari i rrjetit të bizneseve për Gjermani, Fatos Xhafolli, nënkrytar i rrjetit të bizneseve, Burim Mehmeti, kryetar i rrjetit të bizneseve për Brandenburg.

Kjo marrëveshje e binjakëzimit është një arritje e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë mes dy komunave dhe thuhet se ky bashkëpunim do të sjellë shumë avantazhe për të dyja palët në të ardhmen.