75 Mall Live Search
22:56 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Burim

Komuna e Junikut nis punimet për pastrimin e shtartit të lumit Erenik

Komuna e Junikut ka filluar sot procesin e pastrimit dhe rehabilitimit të shtratit të lumit Erenik, si përgjigje ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga menaxhimi jo i duhur dhe ndërhyrjet jo të qëndrueshme të së kaluarës.

Kjo ndërhyrje paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujore dhe mbrojtjes së mjedisit, me qëllim parandalimin e rreziqeve që shkaktohen nga rrjedhat e pakontrolluara të ujit.

Komuna e Junikut po plainifikon shumë shpejtë rindërtimin e tërësishëm të shtratit të lumit sipas standardeve bashkëkohore dhe mjedisore, duke krijuar kushte më të sigurta për banorët dhe natyrën përreth.

Komuna mbetet e përkushtuar në projekte që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për qytetarët.