21:04 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Komuna e Junikut njofton nxënësit: Nesër fillon mësimi

Komuna e Junikut ka informuar të gjithë nxënësit e kësaj ane që nesër fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat.

Në njoftimin e kësaj komune bëhet e ditur se mësimi fillon me orarin paraprak, duke iu uruar suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, raporton Indeksonline.

Ndryshe pak orë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut duke kërkuar ndërprerjen e grevës ku edhe ka paraqitur përqindjet e rritjeve të pagave për mësimdhënës, duke theksuar se në rast se këshilli grevistë pret ndonjë ofertë tjetër nga Qeveria e Kosovës, atëherë janë duke u gabuar./Indeksonline/