19:09 / E Diele, 31 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Komuna e Junikut përmes një video me punimet gjatë këtij viti, uron qytetarët vitin e ri

Komuna e Junikut ka uruar të gjithë qytetarëve për festat e fundvitit.

Përmes një video-mesazhi janë paraqitur disa nga punët që janë realizuar me sukses gjatë vitit 2023.

Ndërsa ka faleminderuar të gjithë qytetarët junikas për besimin dhe bashkëpunimin me krytarin e e komunës Ruzhdi Shehu.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve junikas për besimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen që e kanë dhënë gjatë vitit 2023 për kryetarin e Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu dhe ekipit të tij qeverisës si dhe zyrtarëve komunal në përgjithësi”, thuhet në njoftim

“Të bashkuar do të vazhdojmë edhe në 2024 me shumë punë dhe projekte tjera për të mirën e Komunës së Junikut dhe të gjithë junikasve pa dallim”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline/