Komuna e Kamenicës 50 euro për të infektuarit me COVID, tregon si duhet aplikuar

Edhe Komuna e Kamenicës, do të subvencionojë të prekurit me COVID-19 me nga 50 euro.
Por, kjo komunë, me një njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se kush janë përfituesit dhe si duhet aplikuar.
Ky është njoftimi:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se për të aplikuar për subvencionimin në vlerë prej 50 eurosh, duhet të jetë personi i identifikuar me test PCR dhe të jetë në listë të IKSHP-së. Gjithashtu, luteni të mos dërgoni kartelën bankare, por konfimimin e xhirollogarisë të cilën fillimisht duhet ta merrni nga banka ku keni të hapur llogarinë. Në të kundërtën aplikimi nuk do të jetë valid.
Ps: Kështu duket një konfirmim nga banka (shih foton).
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe ju lusim t’i respektoni kriteret e përcaktuara!
