75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Komuna e Kamenicës dënon dëmtimin e varrezave të vjetra, në Gmicë

Varrezat e vjetra në fshatin Gmicë të Kamenicës janë dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Në këto varreza janë bërë groposje, të cilat kanë mbetur të hapura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se rasti është i hapur në polici si dëmtim i varrezave.

Komuna e Kamenicës dënon rëndë këtë akt vandal dhe lut qytetarët të kenë kujdes në situata të tilla.