Komuna e Kamenicës fillon përgatitjet për vaksinim

Komuna e Kamenicës ka kërkuar nga stafi shëndetësor, që nga e hëna e deri të mërkurën të paraqiten tek ekipet e vaksinimin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare në lidhje me vaksinimin kundër COVIDIT-19.
Nga kjo komunë është thënë se me ardhjen e vaksinave, stafi shëndetësor do të jetë prioritet për vaksinim.
Njoftimi i plotë:
Njoftim me rëndësi për stafin shëndetësor të sektorit publik dhe privat lidhur vaksinimin antiCovid
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë stafin shëndetësor të cilët punojnë në sektorin privat dhe publik në Komunën e Kamenicës, se nga e hëna deri të mërkurën nga ora 08:00 deri në orën 14:00, të paraqiten tek ekipet e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare në lidhje me vaksinimin kundër COVIDIT-19.
Pasi të arrijnë vaksinat e para, stafi shëndetësor do të jetë prioritet për vaksinim, andaj luteni të paraqiteni.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!