16:38 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Komuna e Kamenicës për çdo foshnje të porsalindur do të ndajë nga 200 euro

Komuna e Kamenicës do të ofrojë mbështetje financiare për foshnjat e porsalindura dhe tani e tutje çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro, thuhet në një njoftim të kësaj komune.

Sipas komunës pagesa për çdo fëmijë bëhet individualisht, ndërsa afati i aplikimit do të zgjasë 45 ditë pas lindjes së fëmijës.

Për formën e aplikimit dhe për më shumë informacione klikoni në linkun më poshtë:

https://kk.rks-gov.net/…/upl…/sites/17/2020/10/23419.pdf