Komuna e Klinës më shumë festivale se shikues, bashkëshortja e zyrtarit për kulturë ideatore e tyre
Ndonëse 20 vjet pas luftës, ani pse rrethohet nga tre lumenj, qytetarët e Komunës së Klinës nuk kanë ujë të pijes.
Derisa ky problem u tha se do të rregullohet në çdo fushatë zgjedhore. Por duket se një prioritet tjetër, i qeverisjes së re është edhe fusha e artit e kulturës.
Madje, vetëm brenda dy muajve të fundit në këtë qytet janë organizuar tri festivale. Njëri vazhdimësi i viteve të kaluara që është kthyer tashmë në traditë, ai “I këndojmë lirisë”, në këtë komunë u mbajtën edhe dy evente të tjera.

Para disa javësh u mbajt ai “Camping Fest”, që u organizua në lokalitetin arkeologjik në Dresnik, e qëllimi zhvillizmi i turizmit, por edhe promovimi i e prodhimeve vendore, bujqësore dhe artizanale, ani pse nuk u panë shumë të tillë.
Madje, komuna nga kategoria e subvencioneve i ndau 450 euro ideatores dhe organizatores së këtij festivali, Vlora Zhutaj, e cila është bashkëshortja e zyrtarit për kulturë, Alban Gashi, njëherit edhe drejtori i edicionit të sivjetëm të festivalit “I këndojmë lirisë”.

Ndërsa shfrytëzimi i shatorëve, tavolinave dhe karrigeve, komunës për këtë festival i kushtoi 960.00 euro.


Gjithsesi, në Klinë u mbajt ditë më parë edhe festivali “Ujëvara Fest”, nën organizim të shoqatës kulturore “Jehona e Dukagjinit” e përkrahur nga vet komuna.
Një pjesë e programit artistik u mbajt para “Shtëpisë së Bardhë”, ku shikues ishin vet zyrtarët komunal, ndërsa një pjesë tjetër u zhvillua në Ujëvarën e Mirushës./Indeksonline/

