75 Mall Live Search
23:54 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Komuna e Klinës thirrje urgjente që të evidentohen personat e ardhur nga nga shtetet e prekura me koronavirus

Komuna e Klinës ka pesë ditë që vazhdon të jetë e izoluar si pasojë e koronavirusit.

Një italiane 20 vjeçare që kishte ardhur për të punuar vullnetarit në një kamp në fshatin Leskoc, doli të jetë pozitive me virusin që tashmë ka pushtuar botën.

Që ky virus mos të përhapet më shumë, Komuna e Klinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe kryetarëve të bashkësive lokale që të bëjnë evidentimin dhe kontaktimin e personave të mundshëm që kanë ardhur ditëve të fundit nga shtetet e prekura me koronavirus, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi:

NJOFTIM

Kumuna e Klinës bënë thirrje urgjente për të gjithë qytetarët e Klinës, kryetarëve të bashkësive lokale në fshatrat e Komunës tonë etj që të bëjnë evidentimin dhe kontaktimin e përsonave të mundshëm të ardhur ditëve të fundit nga shtete e Bashkimit Evropain dhe shtetet tjera te prekura nga Covid-19,sidomos nga ITALIA dhe ti orientojnë në tendën e QKMF-së për të kryer procedurat e verifikimit dhe regjistrimit me qëllim parandalimin e shpërndarjes së mundshme të ketijë virusi.
Ose mund të lajmerohen ,regjistrohen përmes numrit :
Mob:049-79-79-29

#PËR SHËNDETIN E TË GJITHËVE !
#Shtabi Emergjent-Klinë