Komuna e Klinës vazhdon me projekte infrastrukturore, nis asfaltimi i rrugës Klinë–Shtupel
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se ka nisur faza e dytë e riasfaltimit të rrugës Klinë–Shtupel, me gjatësi prej 3.6 kilometrash dhe me një investim prej 339 mijë eurosh.
Në njoftimin e tij, Elezaj ka theksuar se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të komunës për të siguruar infrastrukturë moderne dhe zhvillim të vazhdueshëm për qytetarët.
Punimet në këtë segment po realizohen nga kompania “Benita Group”, e cila është angazhuar për përfundimin me cilësi të lartë të punimeve.
“Ky është edhe një investim që dëshmon përkushtimin tonë për infrastrukturë moderne dhe zhvillim të vazhdueshëm të komunës sonë”, ka shkruar Elezaj./IndeksOnline/

