75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 25 Korrik 2021 / OSH

Komuna e Lipjanit jep detaje nga thyerja e veturave të mërgimtarëve: Automjetet e sulmuara ishin në parkingun e një salle dasmash

Komuna e Lipjanit, respektivisht kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka dal me një reagim në lidhje me thyerjen e disa veturave të mërgimtarëve mbrëmë në këtë qytet.

Ahmeti ka treguar për sqarimin që Policia ja ka dhënë në lidhje me këtë rast, transmeton Indeksonline.

Katër raste për vjedhje të rënda janë hapur, pasi që përveç dëmtimeve, sulmuesit edhe i kanë vjedhur këto automjete.

Postimi i plotë:

Reagim lidhur me rastin e dëmtimit të veturave të mërgimtarëve

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka parë me shqetësim informacionet e fundit lidhur me dëmtimin e veturave të mërgimtarëve në Lipjan.Lidhur me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka kërkuar sqarim shtesë nga Policia Kosovës.

Sqarimi:

Me datë 24/07/2021 rreth orës 23:40 në Stacionin Policor në Lipjan është pranuar informata për disa vetura te dëmtuara të cilat kanë qenë në parkingun e sallës se dasmave TONI – Banullë. Lidhur me incidentin është njoftuar Prokurori.Janë hapur gjithsejt katër raste vjedhje e rëndë pasi që në të gjitha rastet kemi dëmtim të xhamave të veturave e me pas vjedhje po nga ato automjete. Rastet janë duke u hetuar nga njësia e Hetimeve Lipjan.Raste të tilla na lëndojnë shumë sepse mërgimtarët janë vlerë e shtuar për vendin tonë, dhe gëzojnë çdo mirënjohje e respekt.