Komuna e Lipjanit lëshon parkingun e komunës për mërgimtarë
Për festën e ndërrimit të moteve shumë mërgimtarë kanë ardhur në vendlindje për ta pritur Vitin e Ri pranë familjarëve.
Në shenjë respekti për ta, Komuna e Lipjanit ka lëshuar parkingun e komunës për ta, përcjellë Indeksonline.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të komunës, ku thuhet se me propozim të kryetarit, Imri Ahmeti nga sot u lejohet mërgimtarëve hyrja dhe parkimi i veturve në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Ky është njoftimi i plotë:
Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe me vendim të bordit të drejtorëve nga sot u lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja dhe parkimi i veturave në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Komuna e Lipjanit tashmë ka hapësirën e nevojshme për ti parkuar veturat të gjithë mërgimtarët të cilët kanë nevojë.