21:41 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komuna e Lutfi Hazirit, paguan mijëra euro për t’i furnizuar me veshmbathje disa punëtorë

Kuvendi Komunal në Gjilan në fund të muajit të kaluar ka finalizuar një tjetër tender me kontratë.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të KOsvës (LDK), ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me veshmbathje për punëtorët e komunës.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 32 mijë e 125 euro, tranmseton IndeksOnline.

Sipas kontratës të publikuar nga prokurimi, tenderi në fjalë i është dhënë një kompanie private.

Është operatori “Meti Commerce”, që ka finalizuar dy kontrata lidhur me këtë furnizim, njërën 21 mijë e 660, kurse tjetrën 2 mijë e 959 euro.

Tutje, në njoftimin e bërë nga prokurimi, bëhet me dije se ky furnizim është për stafin e drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë. /IndeksOnline/