23:21 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Komuna e Malishevës apel mësimdhënësve: Nesër të fillojë mësimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, iu ka bërë ftesë të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Malishevës, që nga dita e nesërme, e hëne 21 janar 2019, të fillojnë procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë.

“Pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritje të pagave për mësimdhënësit, ju bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve, që nga dita e nesërme ti kthehen procesit mësimor”, thuhet në apelin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar mësimdhënësve, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/