75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 12 Janar 2026 / F.R

Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si edhe personat fizikë dhe ata juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar dëme nga reshjt atmosferike dhe përmbytjet, se mund të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

Sipas njoftimit, të gjithë ata që kanë pësuar dëme duhet t’i raportojnë ato pranë Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ngjarje të tjera të ngjashme.

Plotësimi i formularit përkatës bëhet në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 16 janari 2026, deri në orën 16:00.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e caktuar, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe vlerësimi i dëmeve në kohë.