75 Mall Live Search
19:30 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / L K

Komuna e Mitrovicës fillon lirimin e trotuareve të bllokuara jashtëligjshëm

Komuna e Mitrovicës ka filluar me lirimin e trotuareve që kanë qenë të bllokuara ndër vite.

Komuna  akuzojë ish-qeverisjet e kaluar për mosveprim në lidhje më hapësirat e bllokuara.

Po ashtu, komuna ka kërkuar nga bizneset që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi.

Postimi i plotë:

Ka vijuar lirimi i hapësirave publike, sipas planit të paralajmëruar ditë më parë.

Në rrugën ‘Princi Millosh’ ka vazhduar aktiviteti për lirimin e hapësirave publike. Edhe kjo rrugë, sikurse i gjithë qyteti, ishin të bllokuara ndërvite nga mos veprimi i ish qeverisjes dhe inspektoratit të komunës së Mitrovicës Veriore. Ashtu siq jemi zotuar, që do të përgjigjemi pozitivisht kërkesave të qytetarëve, kemi vazhduar në lirimin e hapësirave si dhe largimin e pengesave përgjatë trotuarëve.

Nga ana tjetër, ftojmë afaristët që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi duke aplikuar për pëlqim në Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi në zyrën nr. 6 në objektin e komunës së Mitrovicës Veriore.

Gjatë këtij aktiviteti, vlen për tu nënvizuar bashkëpunimi i qytetarëve, të cilët I falenderojmë për bashkëpunimin, të njëjtit duke u bë pjesë e rëndësishme e këtij procesi konform ligjeve, kontribuojnë ndaj tê mirave të përbashkëta, e që përmirëson cilësinë e jetës të secilit prej nesh.