20:58 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Komuna e Mitrovicës kërkon nga furrtarët të shesin bukë të ambalazhuara

Në vazhdën e masave parandaluese ndaj përhapjes së virusit COVID 19, dhe pas disa ankesave të qytetarëve, Komuna e Mitrovicës sot ka udhëzuar inspektorët komunal që të kërkojnë nga të gjithë furrtarët në Mitrovicë që shitja e bukës të bëhet konform normave higjienike, respektivisht që çdo bukë të jetë paraprakisht e ambalazhuar me letër apo qese.

Komuna e Mitrovicës bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e virusit COVID-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.