75 Mall Live Search
16:34 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Mitrovicës me rregullore të ashpër ndaj bizneseve për orarin e punëtorëve, gjatë dimrit

Komuna e Mitrovicës edhe këtë vit u ka rikujtuar bizneseve afariste për rregulloren e orarit të punës, transmeton IndeksOnline.

Drejtoria për Inspekcion ka urdhëruar të gjitha subjektet afariste se gjatë sezonës së dimrit, orari i punës do të jetë 08:00-21:00 dhe të dielave deri në ora 11:00.

Madje në rregullore thuhet se në ditët festive nuk do të ketë punë.

Periudha dimërore fillon me datën 01.11.2019 dhe zgjatë deri më 31.03.2020./IndeksOnline/