75 Mall Live Search
12:16 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Komuna e Obiliqit do të ndajë nga 100 euro për të infektuarit me Covid-19

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se komuna që drejton do t’i japë nga 100 euro çdo qytetari të prekur nga Covidi-19.

Gashi po ashtu ka thënë se qytetarët që kanë humbur betejen me koronavirusin, familjeve të tyre do t’u jepen nga 300 euro.

“Sot, mbajtëm seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e banorëve të prekur nga Covidi-19, në qytetin e Obiliqit. Duke parë, situatën dhe rrjedhën e jetës që ka ndryshuar kjo pandemi, me 18 vota për dhe dy kundër, Kuvendi, ka miratuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetarë të prekur nga Covidi-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore”, ka thënë Gashi.