16:52 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komuna e Obiliqit liron nga taksa komunale bizneset që nuk kanë punuar gjatë pandemisë Covid-19

Komuna e Obiliqit ka liruar nga taksat komunale bizneset që nuk kanë punuar gjatë pandemisë Covid-19.

Vendimi për lirimin nga taksa komunale për bizneset në Obiliq që nuk kanë punuar gjatë pandemisë Covid-19 për vitin 2020, i inicuar nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Obiliqit, është konfirmuar ligjshmëria e tij nga ana e Ministrisë së Financave, ku në kuadër të këtij vendimi për lirimin nga taksa komunale përfshihen mbi 250 biznese, totali i shumës së parallogaritur është 39.070.00€.

Kryetari Gashi, pas aprovimit të ligjshmërisë nga ana e ministrisë, ka theksuar se: “Aprovimi i këtij vendimi, dëshmon se tejkalimi i kësaj situate është angazhimi i jonë i përbashkët“, ai gjithashtu ka njoftuar se është hapur shpallja për subvencionimin e nënave vetushqyese dhe grave në biznes, që shumë shpejt komisionet për vlerësim e aplikanteve do të bëjnë shpalljen e përfitueseve.  

“Jam i përkushtuar në përkrahjen e seciles kategori të shoqërisë dhe kjo do të ndodhë në vazhdimësi!“ është shprehur Kryetari Gashi.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi;

“Të nderuar qytetarë,

Të nderuara biznese,

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se Vendimi për lirimin nga taksa komunale për bizneset që nuk kanë punuar gjatë pandemisë Covid-19 për vitin 2020, i inicuar me kërkesën time në Kuvendin Komunal dhe aprovuar nga ana e asamblese komunale, është konfirmuar ligjshmëria e tij nga ana e Ministrisë së Financave, në kuadër të këtij vendimi për lirimin nga taksa komunale përfshihen mbi 250 biznese, totali i shumës së parallogaritur është 39.070.00€.

Aprovimi i këtij vendimi, dëshmon se tejkalimi i kësaj situate është angazhimi i jonë i përbashkët. Ne, po ashtu, kemi hapur shpalljen në subvencionimin e nënave vetushqyese dhe grave në biznes, që shumë shpejt komisionet për vlerësim e aplikanteve do të bëjnë shpalljen e përfitueseve. Jam i përkushtuar në përkrahjen e seciles kategori të shoqërisë dhe kjo do të ndodhë në vazhdimësi!