17:01 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komuna e Obiliqit me fond për përkrahjen e bujqëve të dëmtuar nga vërshimet

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, me kërkesën e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nëpërmjet drejtorisë së Financave, është dorëzuar për aprovim ndarja e një fondi për të mbështetur bujqit e dëmtuar si rezultat i vërshimeve që ka ndodhur javë me parë, ky fond ka vlerën 200 mijë €, të planifikuara 100 mijë € nga subvencionet dhe 100 mijë € nga pjesa e pagave. Kjo kërkesë është mbështetur nga asambleistët e Kuvendit Komunal, me këtë rast Kryetari Gashi, ka falënderuar të gjithë antarët e Kuvendit Komunal, në të njejtën kohë është shprehur i lumtur për aprovimin e kësaj kërkesë e cila do të ofrojë përkrahje të gjithë bujqëve të dëmtuar nga vërshimet e datës (17 dhe 18 gusht 2020).

Në këtë mbledhje, është shqyrtuar edhe raporti i punës së Kryetarit të Komunës Janar – Qershor 2020, e që nga ana e asambles me unanimitet u vlerësua puna e bërë nga ekzekutivi gjatë kësaj periudhë kohore. Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka theksuar se: “Ky gjashtëmujorë, është shoqëruar me sfidën në ballafaqimin me pandeminë Covid-19, por, përkushtimi dhe vullneti ynë po vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në këtë vit, në realizimin e synimeve dhe projekteve tona të përbashkëta në shërbim të qytetarëve të komunës së Obiliqit.“