75 Mall Live Search
16:05 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KEK-un, për krijimin e brezit të gjelbërt

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës Luigj Imeri, nënshkruan memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit Korporata Energjitike do të ndërtojë brezin e gjelbërt(murin rrethues) përreth TCA-së, në distancë prej 8 metra nga pozicioni aktual.

“Ky brez gjithashtu shtrihet pranë rrugës rajonale, nga rrethrrotullimi, hyrja për tek objekti i IMP-së deri në hyrjen e qytetit të Obiliqit, njëkohësisht, komuna e Obiliqit, është në përgaditje të elaboratit për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës rajonale për interes të përgjithshëm, ku përfshihet një sipërfaqe toke prej 10.500 metër katror në pronësi të KEK-ut, që do të përdoret dhe do të jetë në disponim të të mirës së përgjithshme”, thuhet në një njoftim të komunës së Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obliqit Xhafer Gashi kaq thënë se me implementimin e këtij memorandumi, qyteti i Obiliqit do të ketë një pamje të re si dhe niveli i zhurmës e ndotjes do të zvogëlohet në masë të madhe.

Ai po ashtu ka falënderuar drejtorin e KEK-ut, për bashkëpunimin e mirëfilltë në realizimin e projekteve shumë të rëndësishme për qytetarët e Obiliqit.