75 Mall Live Search
11:26 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / A. M.

Komuna e Obiliqit po përkujdeset për pastrimin e rrugëve nga bora

Me fillimin e reshjeve të borës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka filluar aksionin për pastrimin e rrugëve qysh në orët e para të mëngjesit, duke bërë kështu që rrugët në tërë territorinë e Komunës së Obiliqit të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, ju bënë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes për të gjithë ngasësit e automjeteve, si dhe gjatë vozitjes të kenë me vete pajisjet dimërore.Zyra për informim,Obiliq.