75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / MSH

Komuna e Pejës “parody”, faqja zyrtare ende në duar të hakerëve

Ka disa javë që faqja zyrtare e Komunës së Pejës në Facebook është hakuar.

Në të po postohen dhjetëra sekuenca filmash aksion dhe jo vetëm, teksa qasja e komunës në të është e pamundur.

Për Indeksonlinen, zëdhënësi i komunës, Faik Zekaj, ka thënë se ky problem është paraqitur si rast në polici.

Ai thotë se teknikët kanë bërë tentativë për të rimarrë në kontroll faqen, por që deri tani nuk kanë pasur sukses në këtë drejtim.

“Me sa kemi informacion, nuk është gjetur personi. Rasti është paraqitur në polici”, ka thënë Zekaj.

Problem i njëjtë është shfaqur edhe në faqet zyrtare të disa prej bizneseve private të qytetit. Për to, Zekaj thotë se komuna nuk është në dijeni./Indeksonline/