Komuna e Pejës planifikon 54 mijë euro për rregullimin e varrezave të martirëve
Komuna e Pejës ka planifikuar që të rregullojë varrezat e martirëve në qytet.
Sipas një kontrate me titull “Rregullim i varrezave të martirëve në varrezat e qytetit”, kjo do të kushtoj mbi 54 mijë, përkatësisht 54 mijë e 840 euro.
Kjo kontratë ende nuk është nënshkruar me ndonjë operatorë ekonomik.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri me datën 20 mars./Indeksonline/

