75 Mall Live Search
18:05 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / OSH

Komuna e Pejës planifikon të blej paragllajd me motorë afro 40 mijë euro

Komuna e Pejës ditë më parë ka hapur një tender për blerjen e paragllajdit me motorë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, për këtë tender janë ndarë 39 622,00 euro.

Afati i fundit për pranimin e aplikacioneve është i hapur deri më 5 prill 2021.

Në Kosovë ekzistojnë 11 klube të paragllajd, në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Therandë, Prizren, Podujevë e Ferizaj.

Paragliding është sport aventuresk rekreativ dhe konkurues i fluturuesve./IndeksOnline/