Komuna e Podujevës do ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/08/komuna-podujeve.jpeg)
Komuna e Podujevës ka vendosur që ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack
Përmes një njoftimi, ata treguan se kjo ceremoni do të mbahet të martën në ora 14:00.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack.
Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës “Agron Rrahmani” dhe “Ali Ajeti” deri te kryqëzimi me rrugën “Bedri Bajrami” dhe “Fahri Fazliu”.
Teksa Komuna ka ftuar edhe mediat për përcjelljen e kësaj ngjarjeje. /IndeksOnline/