75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 03 Qershor 2022 / k.v

Komuna e Podujevës e bënë logon e VV-së me lulet e mbjella në shesh (Video)

Komuna e Podujevës e cila qeveriset nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje po bënë mbjelljen e luleve nëpër hapësira publike. Por me apo pa qëllim, me lulet e mbjella po formohen shkurtesa e partisë së Kurtit, ‘VV’.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga sheshi “Ali Ajeti”, ku shihen lulet e mbjella në formën e shkurtesës së partisë e cila qeverisë me këtë komunë.

E për këtë veprim të komunës, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë.

“Me taksa të qytetarëve llapjanë, në pronën publike, pushteti lokal promovon organizatën politike. Projekti i vonuar për mbjelljen e luleve në parqet e qytetit po keqpërdoret nga pushteti për promovim të logos së organizatës politike, e cila kequdhëheq me komunën e Podujevës.

Gjest që shpërfaq mendësinë keqqeverisëse, e cila edhe në projektin e luleve keqperdorë në tentim të promovimit të vetës pas skandaleve që po shfaqen çdo ditë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK në Podujevë dënon keqpërdorimin e taksave të qytetarëve, hapësirës publike dhe mbi të gjitha autoritetit zyrtarë shtetrorë për qëllime kaq të ulëta partiake./IndeksOnline/