Komuna e Podujevës ofron shërbime administrative për qytetarët e komunave të tjera

Pasi që shumica e komunave të Kosovës janë në grevë, Komuna e Podujevës ka vendosur që qytetarët e komunave të tjera mund të pranojnë shërbime administrative në Podujevë.
Drejtoria e Administratës së kësaj komune ka përgatitur një listë ku tregon se cilat shërbime mund ti marin personat e komunave të tjera./IndeksOnline/
• Certifikata e Lindjes;
• Ekstrakti i Lindjes;
• Certifikata e Kurorëzimit;
• Certifikata e Statusit Martesor;
• Certifikata e Shtetësisë;
• Certifikata e Bashkësisë Familjare;
• Certifikata e Vendbanimit;
• Vërtetimi nga Arkivi;
• Certifikata e Vdekjes