75 Mall Live Search
23:15 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Komuna e Podujevës planifikon 12 mijë euro për vendosjen e kamerave nëpër shkolla

Komuna e Podujevës ka vendosur që disa shkolla t’i monitoroj përmes kamerave.

Sipas një njoftimi për kontratë me titull “Furnizim dhe montim i kamerave në disa shkolla”, kamerat do të jenë të brendshme dhe të jashtme.

Sasia e kamerave do të jetë 18 copë të jashtme, ndërsa 42 të tjera do të jenë kamera të brenda shkollave.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 12 mijë euro./Indeksonline/