Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë procesi i dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.
Sipas njoftimit, dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.
“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve do të përsëritet gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 20:00”, u bë e ditur në njoftim./Indeksonline/