Komuna e Podujevës, me një njoftim të rëndësishëm për banorët e saj
Me qëllim të mbrojtës së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit, Komuna e Podujevës është zotuar se do ta zbatojë Rregulloren për menaxhim mbeturinash, në të cilën, sipas pikës 1 të nenit 6 thuhet “Çdo gjenerues i mbeturinave është i obliguar të përfshihet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave”.
Në një njoftim të kësaj komune, u apelohet qytetarëve që deri më 1 gusht 2020 të lidhin kontrata amvisëritë me kompanitë për menaxhim të mbeturinave KRM “Pastrimi” ose “Natyra” shpk, varësisht se cila kompani vepron në vendbanimin e tyre.
Ndryshe nëse nuk ndodh kjo, pas 1 gushtit 2020, komuna do të marrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre që nuk do të kenë kontrata të lidhura me njërën nga kompanitë për menaxhimin e mbeturinave.