Komuna e Prishtinës e bën online nxjerrjen e certifikatës së pronës

Komuna e Prishtinës ka bërë edhe një shërbim tjetër të digjitalizuar.
Bëhet fjalë për certifikatën e pronës të cilën tashmë mund ta nxjerrni online, raporton Indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku.
Kostoja e transaksionit bankar do të jetë pa pagesë për periudhën pilotuese gjashtë (6) mujore nga data e lansimit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Jam shumë i lumtur t’iu njoftoj se që nga sot në shërbimin eKosova është lansuar shërbimi online për nxjerrjen e certifikatës së pronës. Ky është linku ku mund të shihni dhe testoni një veprim të tillë – https://ekosova.rks-gov.net/Service/2.
Ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes komunës së Prishtinës – Drejtorisë së Kadastrit, Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ka sjellë këtë rezultat e produkt të suksesshëm.
Mbetem i përkushtuar bashkë me stafin dhe secilin akter të përfshirë që edhe shërbimet tjera të digjitalizohen, ashtu që jeta dhe qasja e qytetarëve kryeqytetas të lehtësohet ndjeshëm.
Shërbimi ndaj qytetarit është kryefjala e punës sonë!